Banorja e një shtëpie në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, i ka zbritur shkallët si zakonisht, por lëvizja e saj nëpër rrugë nuk ishte e përditshme.
Ajo nuk e dinte që rruga ishte krejtësisht e ngrirë, duke bërë që të rrëzohej dhe të rrëshqiste teposhtë, në pamundësi të qëndronte më në këmbë, transmeton Telegrafi.
“Duket se kishte taka të larta, por megjithëse rrëshqiste, çantën e mbante si duhet” ishte një prej komenteve të shumta.
Raportohet se në mëngjesin kur ka ndodhur ngjarja, temperatura ka mundur të ishte rreth – 17 gradë Celsius. /Telegrafi/
https://youtu.be/Xrk0DJyRIMI