Adam Brownin ka qenë në Indiana të Shteteve të Bashkuara, ku u bë dëshmitar i ngjarjes që mund të përfundonte me fatalitet, sikur mbrojtësit e rendit mos të intervenonin me kohë.
Me të parë që një skiatore e re, kishte rrëshqitur dhe nuk po kthehej në ulëse, ata shkuan poshtë dhe mbanin një rrjetë të hapur, transmeton Telegrafi.
Pasi teleferiku të jetë ndalur dhe ajo ishte gati të hidhej, u lëshua nga afro tetë metra lartësi. Rënia në mjetin që mbahej nga gjashtë persona, i ndihmoi asaj, të shpëtoi pa asnjë lëndim.
“Duhet pasur kujdes kur hipet në ulëse, sepse ka pasoja më vonë. Shumë rrëshqasin dhe mbesin në pozita të pavolitshme, derisa zbresin. Shumë të tjerëve iu humbin pajisjet”, ka thënë Brownin. /Telegrafi/