Telegrafi

Rrëshqet nga teleferiku, kanadezi 12-vjeç qëndron i varur për më shumë se dy minuta – arrin në destinacion pa ndonjë lëndim

Një adoleshent duket se kishte rrëshqitur nga teleferiku pasi kishte qëndruar i varur për më shumë se dy minuta, duke përjetuar tmerrin kur teleferiku po lëvizte nëpër lartësi të mëdha, e ai mezi arrinte të mbante veten të varur me duar në shkopin mbrojtës.

Bëhet fjalë për 12-vjeçarin Liam Gratton, i cili derisa po ngjitej me teleferik maleve rrëshqiti dhe për pak sa nuk e pësoi me jetë, transmeton Telegrafi.

Gjithqka u zhvillua në Saskatcheëan të Kanadasë, ku i riu arriti të kapet për shufre të hekurt dhe të durojë derisa arriti në destinacion. Shokët e tij që ishin në teleferik mundoheshin ta ndihmojnë, por pa ndonjë sukses.

Ai u filmua nga dikush që kishte qenë ulur pas tij dhe ishte dëshmitarë i skenës dramatike, që për fat të mirë ka përfunduar pa pasoja në njerëz.

Me të mbërritur në destinacion punonjësi që kujdeset për teleferikun e vëren dhe e ngrit në këmbë, e të gjithë që e kanë parë videon kanë duartrokitur të riun që arriti ta ruaj gjakftohtësinë dhe t’i rezistojë presionit – duke qëndruar i varur për më shumë se dy minuta. /Telegrafi/