Telegrafi

Rrëshqet Milani, nuk mundet më shumë se një barazim ndaj Pescaras (Video)

Milani dhe Pescara janë ndarë në paqe pasi kanë barazuar me rezultat 1-1.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e baraspeshuar, me të dy skuadrat që shënuan nga një gol, por me Milanit që krijoi më shumë raste.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 12 të ndeshjes, ku Pescara kaloi në epërsi me anë të një autogoli qesharak të pranuar nga Gianluigi Donnarumma, i cili nuk arriti të pranoj topin e kthyer nga Gabriel Paletta.

Momenti i kthimit të topit nga Paletta!

Pas këtij goli të pranuar, Milani u kthye në lojë duke sulmuar vazhdimisht, por golin e barazimit e gjeti vetëm në minutën e 41 me anë të Mario Pasalic, i cili shënoi nga afërsia dhe dërgoi skuadrat në pushim me barazimin 1-1.

Pasalic duke dërguar topin në rrjetë

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e ashpër, ku u shpërndan edhe shtatë kartonë të verdhë, teksa Montella provoi të bëj disa ndryshime për të gjetur golin e epërsisë, por nuk ia arritën dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë.

Pas këtij barazimi, Milani e sheh veten në vendin e shtatë me 54 pikë, ndërsa Pescara renditet në vend të fundit me vetëm 13 pikë të tubuara. /Telegrafi/