Rruga Mitrovicë – Zveçan aktualisht është e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut.
Rrëshqitja e dheut ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 te vendi i quajtur ‘Kërshi i Kanjushës’ afër fshatit Lisicë.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe për shkaqe të sigurisë ka bllokuar rrugën.