Telegrafi

Rrëshqet dheu afër Rrugës së Kombit, dëmtohet një biznes (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit, në hyrje të tunelit, ku ka rrëshqitur një pjesë e dheut si pasojë e lagështisë.

Grumbull i dheut ka zënë poshtë karburantin dhe servisin e automjeteve të kompanisë NBT OIL. Për fat të mirë, nuk raportohet për njerëz të lënduar por vetëm për dëme materiale, tejet të dukshme.

Rrëshqitjet e masive të dheut janë kthyer në një kërcënim serioz për Shqipërinë në disa zona, ndaj duhet në mënyrë urgjente të merren masat nga autoritetet shtetërore. /Telegrafi/