Telegrafi

Rreshjet e borës mbulojnë veriun e Shqipërisë, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes

iLUSTRIM

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se në rajonin verior të vendit ka pasur reshje dëbore të shoqëruar me temperatura të ulëta, ndërsa reshjet kanë pushuar në rajonin jugor dhe në rajonin qendror.

Sipas një njoftimi në rrjetet sociale, ARRSH ka thënë se në segmentet rrugore në Valbonë, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit and Kuben-Vasije qarkullimi kryhet pa probleme pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

“Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, ARRSH ka shtuar.

Ndërkohë sipas raportimeve në media, Rruga e Kombit është e qarkullueshme në të gjithë gjatësinë e saj.

Vështirësi në qarkullimin e mjeteve ka në disa akse të rrugëve rurale në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan, Bushtricë, Kalis, Margegaj, Tropojë e Vjetër, Lekbibaj në veri të vendit. /Telegrafi/