Site icon Telegrafi

Rrëshen, familja e varfër që nuk e ndihmon askush (Video)

Rastet e familjeve që jetojnë në varfëri ekstreme janë të panumërta në Shqipëri, por rasti i familjes Tuçi në Rrëshen duket se kalon çdo kufi të minimumit jetik.

Zef Tuçi, kryefamiljar vuan edhe nga sëmundja e rëndë e kancerit dhe prej kohësh ai as që e kuron sëmundjen për shkak të kushteve ekonomike.

Familja e tij ka si te ardhura mujore vetem 100 mije leke te vjetra qe merr Zefi si pension. “Kam dy vite pa luajtur nga vendi. Shkoj vetëm në banjo. Marr vetëm 10 mijë lekë në muaj. Jam vet i pesti në familje” thotë ai.

Bashkëshortja e tij thotë se e kanë të pamundur të shtyjnë ditët me ushqim, pasi të ardhurat nuk mjaftojnë as për të blerë ilaçe. Ata kanë tre fëmijë minorenë të cilët detyrohen të vuajn varfërinë e tejskajshme bashkë me prindërit e tyre, raporton Report TV.

‘Kemi qenë tek bashkia, jemi ankuar e na kanë thënë se nuk kemi çfarë t’iu bëjmë. Ne jemi në hall të madh.” tha ajo.

Objekti ku jeton kjo familje vetëm banesë nuk mund të quhet. Ditët me shi çfarë bie jashtë futet brenda. Ndërsa lagështia duket në çdo cep të shtëpisë.

Exit mobile version