Pronarët e një shtëpie në Fort McMurray, Kanada, duhej të ndiqnin duke u djegur shtëpinë e tyre nëpërmjet Webcam. Kjo pasi banorët u larguan nga zona për shkak të zjarreve shkatërruese të përshkruara si “përbindësh” nga autoritetet.
Video fillimisht tregon dhomën e qëndrimit ditor, për kërcitja ogurzeze e flakëve dëgjohet në sfond, transmeton Telegrafi.
Siç edhe mund të shihet, flakët dhe tymi i zi fillojnë të shihen fillimisht vetëm jashtë dritares së dhomës për qëndrim ditor, dhe me këtë bëhet e qartë se po vjen një katastrofë.
Më pas tymi bëhet i errët dhe ka zhurmë – dritarja prishet dhe tymi futet brenda në dhomë.
Në fund, pothuajse çdo gjë zhduket nga sytë për shkak të tymit.
Videoja është një pjesë tjetër e pamjeve që flakët e tërbuara përfshinë gjithnjë e më shumë territore në Kanadanë perëndimore.
Është vlerësuar se 90 për qind e shtëpive në Fort McMurray janë shkatërruar nga zjarri. /Telegrafi/