Site icon Telegrafi

Rrëqethëse: I nxjerrin nga hunda mbi 100 krimba mish-ngrënës (Video)

Siç mund të shihet në pamjet e pështira të videos së postuar më poshtë, krijesat e vogla që përdridhen, ishin futur thellë në sinusin e burrit 65-vjeçar.

Askush nuk i kishte besuar burrit nga San Paolo i Brazilit, që ankohej se po i dalin krimba nga hunda.

Me të vizituar mjekun, u zbulua se ai vuante nga nasal myasis – që është infektim i hundës dhe sinusit me larva të insekteve, raporton Telegrafi.

Trajtimi i tij ka zgjatur për ditë të tëra, sepse shkaku gjakderdhjes, është dashur të pushohej për një kohë.

Ky rast është trajtuar me sukses, e më pas është publikuar në New Englan Journal of Medicine.

 

 

Exit mobile version