Telegrafi

Rrëqethëse: Bebes i nxjerrin nga fyti gjilpërën e gjatë katër centimetra (Foto/Video, +18)

Në një spital të provincës Weiang Qu të Kinës, është filmuar momenti i ngadalshëm i heqjes së gjilpërës nga fyti i bebes së vogël.

Nuk dihet si e kishte përpirë djaloshi mjetin e mprehtë, që më pas i ka shkaktuar dhimbje dhe gjakderdhje, transmeton Telegrafi.

Pas fotografimit me rreze X, është zbuluar gjilpëra që ndodhej në fytin e fëmijës, me ç’rast i është nënshtruar intervenimit të menjëhershëm.

Pa i dhënë ndonjë anestezion apo qetësues, mjekët i kanë nxjerrë gjilpërën me pinca, teksa nëna ia mbante duart dhe kokën që të mos lëvizë. /Telegrafi/