Site icon Telegrafi

Rrëqebulli pireneas nuk është më një specie e rrezikuar

Një nga macet më të rralla në botë, rrëqebulli pireneas, nuk klasifikohet më si e rrezikuar, njoftoi Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN).

IUCN, e cila i kategorizon speciet sipas nivelit të rrezikut me të cilin përballen në “listën e kuqe”, e zhvendosi rrëqebullin pirenean nga lista e “specieve të rrezikuara” në “të cenueshme”.

Numri i të rriturve në vitin 2001 ishte 62, dhe në vitin 2022 ishte 648. Është vlerësuar se tani ka më shumë se 2000 rrëqebull të rinj dhe të rritur, shkruan bbc.

Ky lloj mace e egër, jeton në Spanjë dhe Portugali. Dikur këta rrëqebull jetonin në të gjithë Gadishullin Iberik, por në vitet 1960 numri i tyre u ul në mënyrë drastike. Për shkak të humbjes së habitatit dhe gjuetisë pa leje, specia ka ardhur në prag të zhdukjes.

Një rol të rëndësishëm në shpëtimin nga zhdukja luajtën programet për çlirimin e qindra rrëqebullit nga robëria, si dhe për të rivendosur gëmusha dhe pyje. Koordinatori përgjegjës për udhëheqjen e aksionit të ruajtjes, Francisco Javier Salquedo Ortiz, e përshkroi atë si “rimëkëmbjen më të madhe të një specie mace ndonjëherë”.

Ortiz tha se ka ende “shumë punë” për të bërë për të siguruar që kafshët të mbijetojnë dhe speciet të rimëkëmben.

E themeluar në vitin 1964, Lista e Kuqe e Llojeve të Kërcënuara e IUCN është zhvilluar në burimin më të plotë të informacionit në botë mbi statusin global të ruajtjes së specieve të kafshëve dhe bimëve. /Telegrafi/

Exit mobile version