Shoqata e gjuetarëve “Eko Fazan” në Kërçovë ka arritur të fotografojë një rrëqebull.
Ata në rrjetet sociale kanë shpërndarë fotografinë e kapur gjatë natës. Ata thonë se rrëqebulli është specie në zhdukje në Ballkan dhe si rrjedhojë është vështirë të kapet nga kamerat, pasi janë shumë të rrallë.
“Pas një përkushtimi të madh arritëm në fotografimin e kësaj specie që njihet si specie në zhdukje, në Ballkan”, thonë nga “Eko Fazan”