Telegrafi

Rrëqebulli i Ballkanit filmohet në Kukës

Të shohësh rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) në natyrë konsiderohet shumë e rrallë.

Kushdo që arrin t’a shikojë dhe aq më tepër t’a fotografojë apo filmojë, është me fat, pasi surpriza të tilla nuk ndodhin çdo ditë.

Mësuesi nga Kukësi, Naim Palushi mundi të filmojë këtë gjitar kaq të rrallë dhe të fshehtë si rrëqebulli i Ballkanit, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik.

Kjo specie konsiderohet në zhdukje, por viteve të fundit është vërtetuar pranua e gjitarit në Shqipëri e Kosovë, njofton Shoqata për mbrojtjen e Mjedisit dhe Natyrës në Shqipëri (PPNEA).