Telegrafi

Rrëqebulli ballkanik rrezikohet për zhdukje, dyshohet se është vrarë një në Bjeshkët e Nemuna (Foto)

Organizata Environmentally Responsible Action (ERA) Group e ka gjetur të ngordhur një Rrëqebull Ballkanik në parkun kombëtar në Bjeshkët e Nemuna.

ERA Group ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës (AUV) të dihen shkaqet e ngordhjes.

Në njoftimin e ERA Group thuhet se AUV i është përgjigjur ERA-së se trupi është i dekompozuar dhe nuk mund të kryhet obduksion i plotë dhe shkaqet e ngordhjes ende nuk dihen.

Për analiza të mëtutjeshme ERA ka marrë mostrat të materialit gjenetik, të cilat do të dërgohen në Zvicër.

Rrjeti i Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit (BLRP) dyshon që Rrëqebulli është vrarë. Pozicioni fizik i rrëqebullit të ngordhur mbi degë thuhet se është jo i natyrshëm.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri: “Rrëqebulli që jeton në Kosovë është i lloj i rrallë për të gjithë botën. Ndihem shumë i shqetësuar që kemi humbur një Rrëqebull. Unë si kryetar do të bëjë më të mirën që të ruajë këtë vlerë botërore”.

Për rastin ka reaguar edhe Ministria e Planifikimit e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore. Ministria ka shprehë shqetësimet e tyre dhe statusin ligjorë të Rrëqebulli në Kosovë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore ka shprehur shqetësimin lidhur me këtë.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ndanë shqetësimin e njëjtë me organizatën “Environmentally Responsible Action (ERA)”, Rrëqebulli është një lloj plotësisht i mbrojtur dhe gjuetia e tij ndalohet rreptësisht edhe me Kodin Penal të Kosovës, ku neni 359, paragrafi 4 parasheh dënimi prej 3 muaj deri 3 vite burgim për këdo që gjuan lloje të rrezikuara ose të rralla të kafshëve. MMPH-ja, u bënë apel të gjithë qytetarëve të Kosovës, të raportojnë për çdo veprimtari të dyshimtë të gjuetisë ndaj specieve të rralla dhe të mbrojtura me ligjet e Kosovës”, thuhet në reagim.

Këtë vit bëhen 5 vite që ERA inventarizon kafshët e egra me fokus Rrëqebullin Ballkanik. Në vitin 2015, ERA në kuadër të programit të BLRP ka konfirmuar ekzistentën e Rrëqebullit në Kosovë. Deri tani janë konfirmuar vetëm dy.

Sezoni 2018-19 i programit të monitorimit do të fillojë në muajin tetor.