Telegrafi

Rrepat kundër dhembjes së shpinës

Prijeni dhe grijeni një rrënjë të freskët të rrepës. Dy lugë rrepe të grirë hidhini në një çerek litre alkool prej 70 për qind.

Lëreni të qëndrojë gjashtë ditë, më pas filtrojeni me një leckë.

Para përdorimit, hollojeni tretësirën në raport 1 me 1 me ujin dhe dy deri tri herë në ditë bëjini masazh me këtë tretësirë vendeve në të cilat keni dhembje. /Telegrafi/