Telegrafi

Rrepa forcon sistemin imun dhe pastron organizmin

Në piramidën e ushqimit rrepa gjendet mjaft lart si perime shumë e dobishme. Kur thuhet rrepa, kryesisht mendohet në lëvoren e saj pikante, derisa shumë pak veta e dinë se gjethet e reja të saj janë përplot me vitamina C, karotinë dhe klorofil. Gjethet e saja posedojnë edhe një sasi të madhe të mineraleve si kalium, kalcium, fosfor, magnez, klor.

Nga ana tjetër mund ta përdorni edhe si erëz dhe shtesë për gjella të shumta, sidomos në mish. Rrepa pastron dhe përshpejton organizmin, e kjo vlen sidomos për ata që vuajnë nga diabeti, sepse largon lodhjen dhe forcon sistemin imun.
/Telegrafi/