Site icon Telegrafi

Rrënohet shtëpia në Shkup ku pushteti ”vendosi” votuesit e rrejshëm (Video)

Në qendër të Shkupit ka nisur rrënimi i njërës nga shtëpitë ku pushteti kishte ”vendosur” votues të rrejshëm që i kishin sjellë nga fshatrat maqedonase nga Shqipëria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo shtëpi gjindet në rrugën ”Maksim Gorki”, njëra ndër lagjet më të rëndësishme në Komunën Qendër në Shkup.

Iniciativën për rrënimin e këtij objekti e kanë nisur nga kompania ”Nastel” në Shkup që kanë deklaruar se i kanë siguruar dokumentet përkatëse dhe së shpejti do të fillojnë me ndërtimin e një objekti të madh biznesi.

Edhe komuna Qendër e ka konfirmuar fillimin e ndërtimeve./Telegrafi/

Exit mobile version