Telegrafi

Rrënohet shtëpia në “Bllagoja Toska”, Kasami: Është larguar pengesa e fundit për vazhdimin e punimeve

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, njofton se është larguar edhe pengesa e fundit për vazhdimin e punimeve për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska”.

Ai në një postim në Facebook, thotë se do të vazhdojë me ndërtimin e qytetarit.

“Pas marrëveshjes së arritur u largua edhe pengesa e fundit për vazhdimin e punimeve të Bulevardit “Bllagoja Toska”. Falënderoj të gjithë banorët për mirëkuptimin e treguar. Qytetin do e ndërtojmë dhe zhvillojmë bashkërisht!”, ka shkruar Kasami.

Ndryshe, ditë më parë Komuna e Tetovës arriti marrëveshje me banorin e objektit i cili pengonte vazhdimin e punimeve.

Autoritetet komunale dhe policia u takuan me të dhe arritën marrëveshje që në afat prej dy javëve ta lëshojë shtëpinë.

Prona sipas vendimit të gjyqit është në pronësi të Komunës së Tetovës, ndërsa banori nuk pajtohej me çmimin nga shpronësimi./Telegrafi/