Oxhaku gjigant i një termocentrali në Kent të Anglisë, është rrënuar në mënyrë të kontrolluar, katër vite pasi termocentrali ndaloi punën për shkak se dëmtonte ambientin.
Banorët janë zgjuar herët në mëngjes, për të pritur derisa struktura gjigante e gjatë 215 metra, të rrënohet brenda pak sekondave, ndërsa gjithçka u transmetuar edhe në YouTube, transmeton Telegrafi.
Zona përreth është ndaluar për qarkullim, ndërsa rrugët janë hapur sërish për vetura, kur gjithçka të ketë përfunduar me sukses.
Termocentrali ishte mbyllur më 2015, sepse shpenzonte shumë, në mënyrë që të punonte duke iu përmbajtur standardeve të fundit për mos emetimin e gazrave.
Ky oxhak, ishte pjesa e fundit që u rrënua nga ky termocentral, që kishte nisur të punonte në vitin 1980, ndërsa është ndaluar së bashku me disa termocentrale tjera. /Telegrafi/