Telegrafi

“Rrënjët shqiptare” mbledhin mbi 850 mijë dollarë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Shoqata “Rrënjët shqiptare” me president Marko Kepin dhe Marin Mema kanë ndërmarrë një nismë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Ku deri më tani nga shuma e caktuar prej një milion dollarë, kanë mbledhur mbi 860 mijë euro.

“Sot është dita për të qenë bashkë. Familjet e prekura nga tërmeti kanë nevojë për mbështetjen tonë. Fondet do të shkojnë në ndihmë të tyre”, thuhet në thirrjen e fondit, përcjell Telegrafi.

Kujtojmë se dje Shqipëria ishte goditur nga tërmetet, të cilët deri më tani ka lënë të vdekur 31 persona dhe mbi 650 të lënduar. /Telegrafi/