Site icon Telegrafi

Rrenat e mëdha të yjeve

Thonë se është njerëzore të gënjesh, ndërsa edhe pse yjet e shoubiznesit shpesh janë mbi ne vdekatarët, së paku sa i përket famës dhe xhirollogarisë bankare, sikurse të gjithë të tjerët, edhe ata gënjejnë.

Ne ju sjellim disa prej yjeve që janë kapur duke gënjyer.

As këngëtarja e famshme Beyonce Knowles nuk ka mundur t’u ikë gënjeshtrave të saj.

Derisa ishte anëtare e grupit “Destiny’s Child” asaj i visheshin meritat se përveçqë këndon, ajo shkruan edhe këngë. Por tashmë është zbuluar se kjo nuk ishte aspak e vërtetë.

Këngën “Irreplaceable” nga albumi i saj i dytë e ka shkruar Ne-Yo, të cilën vetë e ka konfirmuar ai, pasi Beyonce gjatë një interviste i kishte thënë gazetarit se shumicën e këngëve i shkruan vetë, duke përfshirë edhe këtë këngë.

Milionerja dhe modelja kontroverse Paris Hilton, disa herë është kapur duke gënjyer për të njëjtën gjë. Derisa ishte mysafire tek Larry King, kur ai e ka pyetur nëse ndonjëherë ka përdorur drogë, përgjigjja e saj ishte jo.

Mirëpo, jo shumë kohë më pas kishin dalë fotot në të cilat Paris shihej duke tymosur marihuanë, ndërsa një vit pas kësaj interviste, ajo ishte arrestuar për posedim të kokainës.

Natyrisht, ajo kishte mohuar se droga është e saj. Më pas hajnat në vitin 2008 ia kishin thyer shtëpinë, ndërsa pasi ishin kapur nga policia, ata e kishin pranuar se aty kishin vjedhë stoli, rroba, këpucë, para të gatshme dhe kokainë.

Paris të gjitha këto sërish i kishte mohuar, transmeton “Zëri”.

Kim Kardashian, e cila famën e ka arritur pasi i ishte publikuar filmi i saj i seksit, në të cilin kishte gisht e ëma e saj, pikërisht për këtë kishte gënjyer.

Të dashurin e saj të atëhershëm me të cilin ishte në romancë për disa muaj, Nick Cannon, e kishte gënjyer se kurrë nuk kishte xhiruar një film të tillë, pasi ai direkt e kishte pyetur për këtë.

Vetë Nick e ka pranuar se pikërisht për këtë ishin ndarë, pasi e kishte kuptuar se videoja vërtet ekzistonte

Exit mobile version