Kryeministri i Maltës, Joseph Muskat ka njoftuar sot se rrëmbyesit e aeroplanit libian, me 118 pasagjerë, kanë përdorur armë të rreme.
Muskat në profilin e tij në Twitter, ka shkruar se gjetjet e para të mjekësisë ligjore kanë treguar se rrëmbyesit përdorur armë të rreme, transmeton KosovaPress.
Sipas raporteve të mëhershme, në aeroplan janë gjetur granatë dore dhe dy armë.
Aeroplani i kompanisë libiane “Afrika Airways” i cili fluturonte nga qyteti Sebha në Tripoli është rrëmbyer sot dhe më pas ka aterruar në Maltë.
Aeroplani “Airbus A320″, me 118 udhëtarë ishte rrëmbyer nga dy rrëmbyes që kanë kërcënuar se do ta hedhin në erë aeroplanin.