Telegrafi

Rrëmbyen me forcë një femër në Prishtinë, policia arreston të dyshuarit

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se me datën 18.06.2018 rreth orës 01:00, në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, kanë futur me forcë një femër në një  veturë të tipit  Golf 4.

“Njësitet policore pas grumbullimit të shpejtë të informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas zgjerimit të hetimit,kanë arritur që të identifikojnë viktimën si dhe shoqëroj në stacion policor dy persona të dyshuar: S.D, mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe E.A , mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj personave të dyshuar është iniciuar rasti shtrëngim dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit lirohen në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetuesit policor janë në përfundim të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Referuar disa informacioneve të cilat kanë qarkulluar nëpër platforma të ndryshme të informimit, se e rrëmbyera është gazetare e një mediumi shqiptar , për hir të korrektësisë, konfirmojmë se një lajm i tillë nuk është i vërtetë si dhe një fakt i tillë nuk qëndron. Viktima nuk është gazetare e asnjë mediumi apo platforme informimi. /Telegrafi/