Telegrafi

“Rrëmbimi digjital”: Kujdes me postimet e tepërta të fëmijëve në rrjete sociale

Fotografitë e vjedhura nga llogaria e Becki Melchione, ajo i kishte postuar në një llogari në Facebook, duke trilluar një tregim se njëra nga ato është e sëmurë, në mënyrë që të përfitoi para.

Gruaja nga Philadelphia e Shteteve të Bashkuara, e ka raportuar rastin tek zyrtarët e rrjetit social, të cilët e kanë mbyllur menjëherë llogarinë e rrejshme, transmeton Telegrafi.

Në të thuhej kinse njëra nga binjaket që kanë nga gjashtë muaj, është e sëmurë dhe nevojiten para për të shëruar atë.

“Të gjithë janë të ekspozuar nga rrëmbimi digjital i fotografive, andaj kujdesuni të mos postoni shpesh” ka thënë gruaja, e cila tash e tutje është shumë e kujdesshme me postimet. /Telegrafi/