Site icon Telegrafi

Dorëzohen rrëmbyesit e aeroplanit libian (Video)

Dorëzohen dy personat që kishin rrëmbyer një aeroplan në Libi ndërsa i njëjti ka ateruar në Maltë.

Këtë njoftim e ka dhënë kryeministri i Maltës Joseph Muscat nëpërmes llogarisë në Twitter.

Sipas tij, më herët janë liruar disa nga udhëtarët ndërsa tani kanë dalë edhe një grup tjetër dhe dy rrëmbyesit.

“Rrëmbyesit janë dorëzuar dhe të njëjtit janë dërguar në paraburgim”, ka shkruar kryeministri maltez.

————————————————————————–
Rrëmbimi i aeroplanit të aterruar në Maltë, janë liruar pothuajse të gjitha pengjet (Video)

Pothuajse të gjitha pengjet janë liruar pas një drame të rrëmbimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Maltës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një total prej 111 pasagjerësh, 82 burra, 28 gra dhe një foshnjë, si dhe shtatë anëtarë të bordit ishin në bord në aeroplanin i cili aterroi në Malta, rreth orës 11.32 të paradites së sotme. Të gjithë udhëtarët besohet të jenë libianë.

Lexo po ashtu Një aeroplan i pasagjerëve është rrëmbyer nga dy mbështetës të Gaddafit, të armatosur me granata dore (Foto)

Kryeministri Maltës, Joseph Muscat kishte njoftuar më herët për rrëmbimin e një aeroplani, i cili po fluturonte prej Sebha në Tripoli, i cili kishte ndërruar drejtim për në Maltë, në mes të fluturimit. /Telegrafi/

Exit mobile version