Telegrafi

Rrëmbimi i 3-vjeçarit nga gjyshja në Has, stërgjyshi apel që fëmija t’i kthehet nënës: Ta vendosë gjykata

Stërgjyshi i minorenit të marrë forcërisht nga gjyshja e tij dhe që prej 5 ditësh nuk dihet se ku ndodhen, i ka bërë apel vajzës së tij që ta kthejë sa më parë fëmijën pranë nënës së tij.

”Është veprim i pamenduar, gjykata duhet të vendosë për këto punë”, është shprehur i moshuari nga fshati Gjinaj i Hasit.

Kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit që është marrë në mënyrë arbitrare nga gjyshja e tij, janë zhvendosur edhe në Has, në fshatin Gjinaj, ku banojnë prindërit e 57-vjecares që ka marrë nipin e saj që prej 13 prillit.

Stërgjyshërit e të mitur në një prononcim të shkurtër janë shprehur kundër këtij akti dhe kthimin sa më shpejt të fëmijës pranë nënës së tij.

Ndërkohë policia e Durrësit në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar gjyshin e 43-vjeçarit si dhe vëllain e gjyshes e cila është zhdukur së bashku më fëmijën dhe është shpallur në kërkim bashkë me vëllain tjetër të saj që dyshohet se e ka ndihmuar në këtë ngjarje.