Bashkëpunimi i radhës me partnerët në Gjermani dhe në Mbretëri të Bashkuar, realizon ekstradimin e 2 shtetasve të dënuar/akuzuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone.
Ky bashkëpunim i cili është konkretizuar ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Wiesbaden dhe Manchester, ka mundësuar ekstradimin në Shqipëri.
Nga Gjermania, të shtetasit Abedin Bacja, 34 vjeç, lindur në Fier. Ai është dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Në vitin 2013, shtetasi Abedin Bacja dhe 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet, shtetasin A. Xh.. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e shtetasit A. Xh., nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro;
Nga Mbretëria e Bashkuar, të shtetasit R. M., 43 vjeç, lindur në Mat. Gjykata e Matit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Në vitin 2021, shtetasi R. M. ka goditur në kokë dhe në trup, me send të fortë (levë hekuri), kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.
Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht, punën dhe operacionet e përbashkëta, me partnerët në të gjithë botën, për të lokalizuar, kapur dhe finalizuar ekstradimet e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar./tch/