Site icon Telegrafi

Rrëmbeu gjithë vëmendjen në Paris: Demi Moore është përkufizimi i shkëlqimit këtë javë

Aktorja 59-vjeçare është e dashuruar pas modës dhe nuk ka dashur të humbasë spektaklin e Chloé

Heroina e filmit “Ghost” (“Fantazma”) vendosi të respektojë markën e përmendur, ndaj kombinimi është tërësisht nga studioja e tyre.

Ngjyrat neutrale bënë një punë të shkëlqyer dhe supozojmë se Demi e ka nisur duke zgjedhur fundin e bardhë xhins, avantazhi i të cilit është gjatësia trendi, transmeton Telegrafi.

Modelin e plotësoi me një rrip që theksoi belin. Ajo e plotësoi fundin e saj me një fanellë të zezë, e cila përshtatej në mënyrë të përkryer në këtë histori të modës.

Aktorja është mbretëresha e palltove dhe luajti në kartën e sigurt. Në përgjithësi, ajo na prezantoi edicionin e marsit – lajkatar, i freskët dhe i përjetshëm.

profimedia

Ylli i Hollywoodit e kompletoi gardërobën me çizme të zeza dhe një çantë të bardhë. Mbresëlënëse kanë qenë flokët e gjatë gështenjë të aktores.

Demi dukej verbuese me grimin e saj natyral. Ajo aplikoi një gamë në përputhje me tonet e veshjeve të saj, e cila i dha një efekt zbukurues dhe i nxirrte në pah sytë. Ajo ka aplikuar grimin, i cili nuk duhet lënë në asnjë mënyrë dhe ka shtuar disa shtresa rimel. Përsa i përket buzëkuqit, ajo ka vendosur për një ton pjeshke që i shkon shumë.

Ajo arriti të kombinonte veshjet kryesore për sezonin kalimtar: pulovër, fund xhins, pallto xhins dhe çizme deri në kyçin e këmbës, të cilat i bëjnë të gjithë të kuptojnë se ajo ka një shije të rafinuar. /Telegrafi/

Exit mobile version