Site icon Telegrafi

Rrëmbeu femrën dhe e detyroi të ‘shkojë me të në shopping’!

Policia njoftoi se viktima po ecte drejtë makinës së saj, të parkuar para një qendre tregtare në Allentown kur iu afrua 32 vjeçari Tyquann S. McCord.

Ai i tha gruas së pafat se është i armatosur dhe e detyroi të hyjë në automobil dhe të shkojnë bashkë deri tek bankomati, ku ajo u detyrua të tërhiqte një shumë parash dhe më vonë me ato para e detyroi t’i blinte rroba.

McCord u arrestua pasi edhe një dëshmitar tjetër thirri policinë pasi sjellja e tij me gruan ishte e dyshimtë. Ai është arrestuar për kidnapim dhe plaçkitje. /Telegrafi/
 

Exit mobile version