Telegrafi

Rrëmbeu dhe përdhunoi adoleshenten, policia amerikane përdori dronin special për ta kapur sulmuesin (Video)

Policia në Boston të SHBA-ve ka arritur me dron ta gjej 16-vjeçaren e zhdukur, e cila u kishte telefonuar dhe kishte raportuar rastin se ishte përdhunuar.

Përmes telefonit ia kishte përshkruar terrenin policisë në vendin që gjendej së bashku me sulmuesin, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu bazuar në informatat që ua kishte dhënë kishin arritur ta lokalizojnë vendin, dhe kështu përdorën dronin që ta shpëtonin vajzën nga burri që po e keqtrajtonte.

Droni ishte i pajisur me kamerë termale i cili përmes temperaturës detekton zonat ku ka njerëz. Ai kishte regjistruar dy persona duke lëvizur, dhe kështu policia për pak minuta veproi duke e shpëtuar adoleshenten nga sulmuesi.

Bëhet fjalë për një 30-vjeçar që është arrestuar menjëherë nga policia, kurse vajzën e kanë dërguar në një vend të sigurt. /Telegrafi/