Një vajzë e vogël është shpëtuar, pasi ishte rrëmbyer në rrugë në një qytet në Kinë.
Trevjeçarja ishte rrëmbyer nga një burrë që dyshohet se merret me trafikimin e njerëzve, pasi e kishte joshur me ëmbëlsira derisa ajo po shëtiste në rrugë, transmeton Telegrafi.
I dyshuari kishte lëvizur me motoçikletë dhe të rrëmbyerën që mbante ende në dorë ëmbëlsirat për më shumë se dy kilometra, ku më pas përfundoi në prangat e policisë.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur vajza e vogël Chen ishte në rrugët e qyteti Ganzhou në provincën kineze Jiangxi, kur një burrë iu afrua dhe e mashtroi me ëmbëlsira dhe më pas e rrëmbeu.
Por, falë intervenimit të shpejtë, policia ka arritur ta shpëtojë vajzën e vogël dhe ta arrestojë burrin që akuzohet për trafikim me njerëz. /Telegrafi/