Telegrafi

Rrëmben një çmim në Gjermani, Loredana Zefi: Çdo gjë vetëm për ty Hana

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Rap – artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është njëra nga reperet më të suksesshme jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

Ajo tashmë është duke punuar fuqishëm për karrierën e saj, e që pas distancimit nga reperi Mozzik, biondja po vazhdon e vetme dhe siç ka thënë ‘do e sjellë bukën në shtëpi edhe për vajzën e saj’.

Lexo po ashtu Loredana konfirmon distancimin nga Mozzik, thotë se tashmë është një nënë beqare

Ndërkohë, pak më parë ajo publikoi albumin e saj “King Lori”, i cili momentalisht po pëlqehet tejet shumë duke u renditur në majë të klasifikimeve.

Ndonëse ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për të, artistja Zefi tregon se i gjithi i dedikohet një personi të veçantë dhe ajo padyshim se është vajza, Hana.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instagram, 24-vjeçarja bën të ditur se ka marrë një çmim për këngën e saj me Mero, dhe se çdo gjë ia dedikon vetëm një njeriu, vajzës së saj.

“Çdo gjë vetëm për ty Hana”, ka shkruar ajo në foton ku shfaqet me vajzën e saj.

Loredana përndryshe është ndarë nga reperi ferizajas pas disa vitesh njohje së bashku dhe dyshja në dhjetor të vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë. /Telegrafi/