Site icon Telegrafi

Rrëmben kushërirën 20 vjeçare në mes të ditës, pasi ajo kishte refuzuar që të martohej me të – kamerat e sigurisë filmojnë momentin (Video)

Një ngjarje në kufi të të pabesueshmes na vjen nga Turqia, ku një vajzë 20 vjeçare Zelal Topçul është rrëmbyer me forcë nga kushëriri i saj.

Ajo ka qenë me një shoqe në autobus, ku disa persona e kanë tërhequr nga krahu me forcë dhe e kanë futur në një veturë të bardhë, shprehen dëshmitarët.

Nga kamerat e sigurisë është bëri i mundur identifikimi i autorëve i cili ishte Dervish Topçul, kushëri i 20 vjeçares.

Babi i Zelalit dhe Dervishit janë djem xhaxhallarësh.

Derivishi kishte kërkuar që të martohej me kushërirën, por familja nuk kishte pranuar më pas ai ka vendosur që ta rrëmbejë atë, raporton Syri.net.

Në një televizion lokal babai i vajzës është shprehur se kushërinjtë e tij kishin shkuar për vizitë tek ai sikur të mos kishte ndodhur asgjë, dhe sipas tij e kishin mohuar që të kishin gisht në këtë ngjarje.

Por kamerat e sigurisë kanë dëshmuar të kundërtën.

Pas më shumë se 20 orësh kërkime  Zelal është gjetur dhe autorët janë arrestuar.

Exit mobile version