Site icon Telegrafi

Rrëmben foshnjën e porsalindur që flinte pranë nënës, kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës (Video)

Kamerat e sigurisë brenda spitalit të gjinekologjisë, kanë filmuar momentin kur një grua ia rrëmben foshnjën e porsalindur një gruaje e cila po flinte afër saj.

Në video shihet një grua e paidentifikuar e cila futet në dhomën e spitalit dhe rrëmben foshnjën që vetëm 6 orë jetë kishte, dhe po flinte afër nënës së tij, transmeton Telegrafi.

Rrëmbimi i foshnjës ka ngritur në opinion çështjen e sigurisë brenda spitalit të qytetit indian Thane.

Mohini Mohan Bhavar, 19-vjeçe, kishte sjellë në jetë foshnjën e porsalindur dhe po pushonin në shtrat, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një grua ia rrëmben dhe largohet nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

“Rreth orës 1 të mëngjesit më është afruar një grua e cila kishte pyetur për mua dhe më kishte marrë djalin. Ndërsa kur u zgjova rreth orë 4 e kuptova se djalin nuk e kisha afër vetes”, ka deklaruar Mohini.

Tani bashkëshorti i saj ka paditur menaxhmentin e spitalit për shkak të mungesës së pjesëtarëve të sigurimit të spitalit, që nuk u kujdesën për sigurinë e pacientëve.

Ndërkaq, policia ka njoftuar se është duke i analizuar pamjet dhe janë duke bërë të pamundurën në identifikimin e rrëmbyeses. /Telegrafi/

Exit mobile version