Site icon Telegrafi

Rrëmben djalin 20-muajsh nga dhoma, policia australiane e gjen pas gjashtë orëve – kamerat filmojnë momentin rrëqethës

Policia australiane ka arritur që pas gjashtë orëve të operacionit të kërkim-shpëtimit, të gjejë djaloshin 20-muajsh i cili është rrëmbyer nga shtëpia e tij nga një 31-vjeçar.

Burri me maskë dhe doreza, ishte futur në një shtëpi në Brisbane rreth orës 4 të mëngjesit – duke marrë djaloshin nga shtrati për t’u zhdukur më pas nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Zhdukjen e djaloshit e kishte vërejtur gjyshi i tij – i cili rastësisht ishte ngritur dhe kishte parë derën e dhomës së djalit të hapur.

Edhe kamerat e sigurisë kanë filmuar rrëmbimin – ku menjëherë janë alarmuar organet e sigurisë që në afat rekord filloi hetimet për djalin e zhdukur.

Ai është gjetur pas gjashtë orëve në një shtëpi rreth tetë kilometra larg vendit ku është rrëmbyer. Për fat të mirë, nuk ishte i lënduar – e rrëmbyesi ka përfunduar në prangat e policisë.

Gjatë seancës dëgjimore i arrestuari pretendonte se vuan nga skizofrenia dhe se kishte dëgjuar disa zëra – megjithatë atij i është caktuar menjëherë masa e paraburgimit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version