Katër adoleshentë të moshës 18 vjeçare, mes të cilëve edhe dy femra, kanë rrëmbyer dhe tallur LIVE në rrjetin social Facebook, një person me të meta mendore.
Por, siç shkruajnë mediat e huaja, nuk ka vonuar reagimi i policisë amerikane në Chicago, e cila i ka arrestuar të rinjtë.
Sipas raportimeve të medias, përcjell javanews, djaloshi është tallur, goditur e torturuar për më shumë se 30 minuta, kohë në të cilën ka qenë i filmuar dhe LIVE në rrjetin social.
Sipas policisë, videon e ka bërë njëra nga vajzat, teksa viktima ka qenë një person i njohur i njërit prej 4 “torturuesve”.
Në videon tallëse dëgjohet sesi të rinjtë ofendojnë të riun, por jo vetëm – aty dëgjohen edhe të shara si “Fu*k white people”.
Por pavarësisht kësaj, policia ende nuk ka dalë në konluzionin se rrëmbimi dhe diskretitimi i këtij të riu është bërë për motive të orientuara politike apo raciale. /Telegrafi/