Studentja e një universiteti në Afrikën e Jugut është rrëmbyer në veturën e saj nga një grup të rinjsh, të cilët e përdhunuan dhe më pas e vranë.
Kamerat e sigurisë të vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit kanë filmuar momentin, kur Hannah Cornelius, 21-vjeç, rrëmbehet nga katër meshkuj në Cape Town derisa po e dërgonte mikun e saj Chesline Marsh, 22-vjeç, në shtëpi në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Në video shihet Cornelius duke dërguar në shtëpi mikun në lagjen Marsh rreth orës 3:30 të mëngjesit, kurse disa sekonda më pas i afrohen nga pas katër persona që i futen në makinë dhe e rrëmbejnë.
Ndërkaq sipas prokurorit të rastit të akuzuarit për vrasje të moshës nga 27 deri në 33 vjeç, kanë pranuar se e kishin nxjerrë nga dritarja duke e kërcënuar me thikë.
Atë e kishin dërguar në një zonë malore ku e kishin përdhunuar, dhe më pas e kishin therur me thikë në qafë dhe kafkë, thuhet në raportin e autopsisë. /Telegrafi/