Telegrafi

Rrëmbejnë adoleshenten në sy të nënës të saj, babai e “kishte” martuar pa vullnetin e saj (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur “një nuse e mitur” rrëmbehet nga dy burra të dhunshëm, ku njërit prej tyre babai i saj u kishte premtuar se do t’ia jep për nuse.

Videoja e filmuar në një fshat në Rajasthan të Indisë, shfaq momentin kur dy burra kidnapojnë adoleshenten, derisa nëna e saj bërtet dhe mundohet t’i ndalë ata, transmeton Telegrafi.

Njëra nga këta dy burra përplas në tokë nënën e vajzës së re, dhe e godet vazhdimisht në kokë edhe përkundër faktit që i biri i saj i vogël dëgjohet duke qarë dhe bërtitur nga frika.

Mediat indiane raportojnë se babai i vajzës Aamad Khan kishte “martuar” bijën e tij me burrin Shaukat, i cili ishte njëri nga dy burrat që e kidnapojnë.

Mosha e saktë e vajzë nuk dihet por ajo dukej se ishte nën moshën 18-vjeçe, që sipas ligjeve të Indisë ndalohet martesave e vajzave nën moshën 18-vjeçe kurse për meshkuj 21. /Telegrafi/