Ky është momenti rrëqethës kur “një nuse e mitur” rrëmbehet nga dy burra të dhunshëm, ku njërit prej tyre babai i saj u kishte premtuar se do t’ia jep për nuse.
Videoja e filmuar në një fshat në Rajasthan të Indisë, shfaq momentin kur dy burra kidnapojnë adoleshenten, derisa nëna e saj bërtet dhe mundohet t’i ndalë ata, transmeton Telegrafi.
Njëra nga këta dy burra përplas në tokë nënën e vajzës së re, dhe e godet vazhdimisht në kokë edhe përkundër faktit që i biri i saj i vogël dëgjohet duke qarë dhe bërtitur nga frika.
Mediat indiane raportojnë se babai i vajzës Aamad Khan kishte “martuar” bijën e tij me burrin Shaukat, i cili ishte njëri nga dy burrat që e kidnapojnë.
Mosha e saktë e vajzë nuk dihet por ajo dukej se ishte nën moshën 18-vjeçe, që sipas ligjeve të Indisë ndalohet martesave e vajzave nën moshën 18-vjeçe kurse për meshkuj 21. /Telegrafi/