Një 30-vjeçar është shpëtuar pasi u rrëmbye nga tre persona për shkak të një borxhi, që lidhet me trafikimin e drogës jashtë vendit.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMË X5”, nga I. K, 27 vjeç, nga Paskuqani, G.C 26 vjeç, nga Durrësi dhe J.D 29 vjeç nga Shkozeti në Durrës.
Ata u kapën duke lëvizur në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit.
Këta tre persona po e kërcënonin 30-vjeçarin, për t’iu dhënë shumën prej 6 mijë paund, të cilën 27-vjeçari I. K pretendonte se ia kishte detyrim 30-vjeçari, për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për drogë në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu.
Mbi të arrestuarit I.K, G. C dhe J.D rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim. /Telegrafi/