Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat iu është ofruar trajtim mjekësor.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/