Site icon Telegrafi

Rrehen mes vete pastaj sulmojnë edhe policinë, arrestohen dy persona në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë.

Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.

“Gjatë intervenimit njëri prej të dyshuarve e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version