Policia në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuari, pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht kunatën dhe djalin e vëllait, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.