Telegrafi

Rreh fëmijën e vet 3-vjeçar, procedohet penalisht e reja në Durrës

Një 22-vjeçare është proceduar penalisht nga policia në qytetin e Durrësit, pas një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihej teksa dhunonte fëmijën e saj të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë në Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases K. A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme.

Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjën e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe, që shfaqej duke dhunuar në video.

22-vjeçarja është marrë në pyetje në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedua në gjendje të lirë për shkak se është nënë e një foshnjë 6-muajshe.

Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. /Telegrafi/