Site icon Telegrafi

Rregullorja për suksesshmërinë e zgjedhjeve lokale në Maqedoni

Ligji për zgjedhje thotë se në rrethin e parë të votimit kryetar komune zgjidhet kandidati i cili ka marrë shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve që kanë përdorur të drejtën e votës, në qoftë se në votim kanë dalë një e treta e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore për komunën përkatëse.

Në qoftë se në rrethin e parë të votimit nuk dalin një e treta e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të regjistruar në listën zgjedhore për komunën përkatëse, përsëritet procesi zgjedhor për atë komunë. Nëse për kandidat është propozuar një kandidat dhe në rrethin e parë të votimit nuk e ka marrë shumicën e duhur të votave sipas këtij neni të ligjit, përsëritet i tërë procesi zgjedhor.

Nëse në rrethine parë asnjë kandidat për kryetar komune nuk e ka marrë shumicën e nevojshme të votave, në rrethin e dytë votohet për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë kanë marrë numrin më të madh të votave, thuhet në Ligjin për zgjedhje. Rrethi i dytë i votimit mbahet 14 ditë pas ditës së përfundimit të rrethit të parë të votimit, gjegjësisht më 29 tetor. Në rrethin e dytë zgjidhet kandidati i cili ka marrë numër më të madh të votave./Telegrafi/

Exit mobile version