Pas një edicioni të mirë në krye të Derbyt në Championshipit, Frank Lampardit iu ofrua roli i tij i ëndrrave në klubin në të cilin ai ishte një legjendë.
Megjithë problemet e Chelseat për ndalimin e transferimeve, ka pasur shumë skeptikë, por ai i ka hedhur poshtë fjalët e tyer deri tani.
Nisi me një humbje të rëndë prej 4-0 ndaj Manchester United dhe dukej se do të ishte një sezon i gjatë dhe i vështirë për Lampardin në krye të Blues.
Në ndeshjet e radhës, ai me lojtarë të rinj, arriti të krijojë një ekip që po sjell rezultate dhe aktualisht janë në me 26 pikë në vendin e tretë, me një pikë më pak se Leicester i cili zë vendin e dytë.
Lampard madje ka arritur t’i promovojë lojtarë si Fikayo Tomori, Mason Mount dhe Tammy Abraham.
Për të ardhur te kjo Lampard ka një rregullore që i bën lojtarët ta japin maksimumin dhe të jenë të përpiktë.
Ai e ka krijuar një ‘listë të shkëlqyeshme’, por që ka rrjedhur në rrjetet sociale, ku janë të shkruar 12 rregulla.
- Vonesë për ditën e ndeshjes / Largimi nga ekipi i parë dhe 2,500 funte dënimin
- Vonesë për paraqitje në trajnim – 2,500 funte (plus 2.500 funte për çdo 15 minuta pas)
- Vonesë në palestër – 1.000 funte
- Vonesë për stërvitje – 2,500 funte
- Vonesë për Takimet me Ekipin – 500 funte për minutë
- Vonesa për fillimin e stërvitjes – 20,000 funte
- Thirrja telefonike gjatë ushqimit ose takimit me ekipin – 1000 funte
- Veshja / komplete të gabuar për ndeshjet mysafir dhe ditën e ndeshjes – 1000 funte
- Mos kthimi me ekipin pas ndeshje me autobusin e ekipit pa dhënë njoftim 48 orë më herët te menaxheri ose asistent menaxheri – 5 mije funte
- Refuzimi i detyrave të klubit / apo komunitetit – 5,000 funte
- Raportimi me vonesë i sëmundjes ose dëmtimit një ditë ose 1 orë 30 minuta para stërvitjes – 10,000 funte
- Vonesë për takimet mjekësore – 2,500 funte
Në listë shkruan se të gjitha gjobat duhet të paguhen brenda 14 ditësh ose përndryshe të gjitha gjobat e papaguara do të dyfishohen. /Telegrafi/