Dhomat e Specializuara të Gjykatës Kushtetuese do të kenë 30 ditë afat për rishikimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave para hyrjes së saj në fuqi.
Avis Benes, zëdhënësja e Dhomave të Posaçme të Gjykatës Speciale, ka deklaruar se aktualisht dhomat e specializuara po merren me përgatitjen e seancës plenare të gjykatësve, e cila pritet të mblidhet në muajt e ardhshëm. E, në këtë seancë, 19 gjykatësit e përzgjedhur ditë më parë do të punojnë për miratimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave
“Gjatë seancës plenare, gjykatësit do të punojnë për miratimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave (RPP) dhe më tej, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do të ketë 30 ditë për rishikimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave para hyrjes së saj në fuqi”, ka thënë Benes.
Ndërsa, sa i përket dëshmitarëve dhe arrestimeve, ajo është deklaruar se nuk është e përshtatshme të diskutohen pyetje që kanë të bëjë me çështje operative të mundshme. /Tribuna Channel/