Ministria e Arsimit, ajo e Punës dhe Politikës Sociale dhe Instituti i Shëndetit publik kanë përgatitur rregullore te re për mënynë e të ushqyerit në çerdhe dhe shkolla. Mjekët me këtë rast japin alarmin se Maqedonia po ngritet në listën evropiane për peshë të lartë trupore.
Ata thonë se ky është rezultat i konsumimit të tepër të sheqerit, kripës dhe yndyrërave. Gjithatu, ata rekomandojnë freskim të menyve me pemë, perime, drithëra dhe mish pa yndyrë.
Renata Deskovska dhe Milla Carevska paralajmëruan inspeksione të vazhdueshme në rast të mos respektimit të rregullores së re.
Rregullorja e re e menysë së të ushqyerit pritet të gjejë zbatim brenda një periudhe të shkurtë kohore, pas ndryshimeve ligjore dhe konsultimeve me nutricionistët.