Telegrafi

Rregulloni zinxhirin e rrobave në dy hapa: Një truk që do t’ju kënaqë dhe do t’ju kursejë nervat

E gjitha që ju nevojitet janë një pirun dhe pak durim

Secilit prej nesh së paku një herë në jetë i ka ndodhur që zinxhiri i rrobave apo i çantës ndahet dhe ne kemi besuar se nuk do të ketë asnjë truk për ta zgjidhur këtë problem.

Problemet me riparimin e zinxhirëve në pantallona, fustane, xhaketa ose tuta zakonisht na bëjnë ta heqim atë pjesë të veshjes jashtë përdorimit ose ta çojmë te rrobaqepësi, transmeton Telegrafi.

Por ju mund ta zgjidhni vetë këtë problem, me kusht që dhëmbët e zinxhirit të mos prishen.

Gjithçka që ju nevojitet është një pirun i zakonshëm dhe pak durim.

Shihni se si mund ta bëni këtë pa asnjë problem:

/Telegrafi/